Pak ditë më parë, trashëgimtarja e ‘Top Channel’, Lori Hoxha vendosi të largohet nga ‘Instagram-i’ për vetëm një ditë. Kaq mjaftoi që mediat të shkruanin rreth këtij lajmi duke mos ditur nëse Hoxha do të kthehej sërish.
Ndërsa pak më parë ka qenë një nga miket më të ngushta të Lorit, e cila ka publikuar një foto me të duke treguar se janë bashkë, ku ajo çfarë bie tjetër në sy është ‘look-u’ i kuruar deri në detaje.
Në këtë postim nuk ka munguar as komenti ngacmues i Sarës, e cila shkruan: “Po Lori qenka rikthyer në ‘Instagram’?”.
Dy motrat Hoxha gëzojnë një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëra-tjetrën dhe këtë e kanë treguar gjatë gjithë kohës në rrjetet sociale duke shkëmbyer komente plot humor