Majlinda Zeka njihet gjerësisht në opinionin publik si ish-bashkëshortja e Majk. Çifti gjithashtu ka edhe një fëmijë së bashku, i quajtur Roan.
Ndarja e tyre nuk ka qenë aspak e lehtë, pasi askush nuk mund të harrojë akuzat publike që dy personazhet i kanë bërë njëri-tjetrit për fëmijën e tyre. Por, duket se gjërat janë normalizuar dhe të dy janë fokusuar tek rritja e djalit.
Së fundmi të dy personazhet po na habisin me veprimet e tyre dhe deklaratat për jetën dashurore.
Para pak kohësh Majk na tregoi se ‘makinat i pëlqen të bardha, ndërsa femrat i do me ngjyrë’ dhe menjëherë intv.al vuri re ndryshimin e Majlindës tek flokët e saj tip ‘bob’ dhe në ngjyrë të zezë.
Ish-bashkëshortja e reperit nuk e ka lënë me kaq dhe së fundmi një dhe ka realizuar një set fotografik ku duhet të themi se ka nxjerrë më të mirën nga vetja.
E veshur me fustanin ngjyrë nudë që ia thekson të gjitha format trupore, Majlinda duket shumë tërheqëse.
Bukuroshja ka marrë komplimenta të shumta madje edhe nga fansat e Majk ndërsa ky i fundit nuk ka bërë asnjë reagim.