" E pranoi, nuk e pranoi? U kthyen bashkë, nuk u kthyen", këto janë pyetjet që shoqërojnë mendimet e fasnave sa herë përmendet Majk dhe ish e dashura e tij, Majlinda Zeka.
Por edhe pse reperi më në fund e pranoi djalin që ka nga marrëdhënia me Majlindën, duket se nuk ka ndërmend të rikthehet. Madje postimet e secilit na bëjnë të mendojmë se vazhdojnë ende të kenë një marrëdhënie të acaruar. Mbrëmjen e kaluar Majlinda "e degjeneroi" ish-in e daj teksa shkruajti: "Ti na pe dhe ule kokën. Gënjeshtar". Ky reagim i saj ishte pasi u ndodh në të njëjtin lokal me Majk i cili ishte në shoqërinë e një femre tjetër dhe sapo ka parë Mjalindën , ka ulur kokën.
Por edhe reperi e ka bërë një reagim më pas me këtë video ku këndon pjesë nga kënga e re e kolegut të tij, Onat dhe teksti duket se i përshtatet edhe një dedikimi që mund të bënte ai vetë.