INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi Majlinda postoi foton e ëmbël të cilës Majk nuk i rezistoi dot, tani reperi sqaron njëherë e mirë, marrëdhënien e tyre: 'Për nënën e djalit tim do të...' [FOTO]

Pasi Majlinda postoi foton e ëmbël të cilës Majk nuk i rezistoi dot, tani reperi sqaron njëherë e mirë, marrëdhënien e tyre: 'Për nënën e djalit tim do të...' [FOTO]

Publikuar më: 10:05 05-05-2019

Majk dhe ish-partnerja e tij, Majlinda Zeka kanë qenë për një kohë të gjatë në qendër të vëmendjes së mediave rozë, kryesisht pas ndarjes dhe "sulmeve" virtuale ndaj njëri-tjetrit për kujdestarinë e djalit të tyre Roan.

I ftuar sot në “Xing me Ermalin” Majk ka mbi jetën private dhe marrëdhënien e tij me ish-bashkëshorten Majlindën.

“Kjo është jeta ime personale dhe nuk kam shumë dëshirë ta ekspozoj. Në Instagram nuk postoj çdo lëvizje timen. Për djalin tim kam dashurinë më të madhe dhe do të jetë kështu deri në fund të jetës sime, ndërsa për nënën e djalit tim do të kem respekt deri në fund, pasi është nëna e djalit tim, normal. Dhe këtu e mbyllim këtë temë. Për momentin po shijoj çdo lëvizje të djalit, çdo fjalë të thënë nga ai”, u shpreh Majk.

Pavarësisht se u ndanë para se djali i tyre të vinte në jetë, Roani do të jetë gjithmonë ai që do të krijojë një lidhje mes babit dhe mamit të tij. Majlinda Zeka, e cila u bë e njohur nga lidhja me reperin Majk, tashmë ka treguar se ka vazhduar jetën dhe ka hedhur historinë e tyre pas krahëve.

majk.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0035569667816162