Majk dhe ish partnerja e tij, Majlinda Zeka kanë qenë për një kohë të gjatë në qendër të vëmendjes së mediave rozë, kryesisht pas ndarjes dhe "sulmeve" virtuale ndaj njëri-tjetrit për kujdestarinë e djalit të tyre Roan.
Së fundmi Majlinda na habiti pasi postoi gabimisht në profilin e saj një foto të Majk me Roan, por më pas e ka fshirë atë dhe më pas ka postuar të njëjtën foto në profilin në Instagram të djalit.
Ndonëse dyshja na ka treguar se tashmë marrëdhënia e tyre është përmirësuar dhe janë përqëndruar në rritjen e djalit të tyre, duket gjithashtu se ata kanë marrë drejtime të ndryshme dhe sa u përket jetës romantike.
Së fundmi Majk ka postuar një foto ku ka treguar se ai preferon makinat e bardha, e ndërsa vajzat i pëlqen me ngjyrë.