INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi Majlinda tha që mohoi të birin dhe i nxorri ''të palarat'' në INSTAGRAM, reagon për herë të parë MAJK: Faleminderit...[FOTO]

Pasi Majlinda tha që mohoi të birin dhe i nxorri ''të palarat'' në INSTAGRAM, reagon për herë të parë MAJK: Faleminderit...[FOTO]

Publikuar më: 16:20 05-12-2018

Para disa muajsh Majlinda është pyetur në instagram nëse Majk kujdeset financiarisht për të birin dhe përgjigja e saj ishte “JO”.

Reperi i njohur Majk ka publikuar disa foto dhe video nga takimet me fëmijë me aftësi të kufizuara dhe ndërkohë që shumë fansa e përgëzuan ka pasur edhe nga ata që sjellja e reperit nuk ju është dukur e vërtetë.

Një prej komentuesve i thotë që së pari duhet të dojë djalin e tij dhe më pas fëmijët e tjerë. Si rrallëherë Majk ka vendosur të kthejë përgjigje dhe nuk ka qenë aspak siç e prisnim. “Djalin tim nuk ma le me e pa nëna e vet vetëm sepse jemi ndarë dhe nuk mundet ta pranojë se ndarja është proces jetësor dhe diçka që u bë. Zoti është i madh, vonon pak, por nuk harron. Ti nuk mundesh ta dish kurrë çfarë kam në zemër e sa më do zemra me e pa, e sa dua me e pas afër. Po është hera e parë dhe e fundit që unë i jap llogari njerëzve si ti”,-ka shkruar reperi i revoltuar.

Koment për të cilin ka reaguar Majlina Zeka me një foto të Roanit ajo ja ka numëruar një për një Majkut sjelljet e tij.

‘Një person i cili e ul çdo femër pasi përfundon lidhjen tregon më së miri se çfarë ka në brendësi të tij. Nuk jam këtu për t’u bërë avokati askujt, por vetëm për të thënë publikisht që kam forcë, guxim dhe krenari të luftoj e t’i qëndroj përballë të vërtetës. Për mua Roani është bota ime, do të doja të ishte kështu edhe për babain e tij, sepse jam unë ajo që ndarjen e kam pranuar si një rrethanë shumë normale, por kjo nuk do të thotë që e kam menduar që një baba biologjik dhe këtë fryt i cili sot frymon dhe rritet dhe e zbukuron jetën time çdo ditë, do e bënte ‘vegël’ për të thënë të pavërteta…. Ky ‘serial’ ka filluar me tendencën për ta mohuar atësinë, pastaj për ta pranuar dhe më vonë për të dytën herë për t’i vënë dilemë kësaj të vërtetë. U përgjigje para komentuesve, por si do i përgjigjesh ndërgjegjes tënde ose kur djali të rritet dhe të të pyesë për të gjitha dramat që do të mbesin dëshmi në internet? Njerëzinë dhe karrierën mbaji larg njëra tjetrës, sepse njëra të sjell famë dhe para, e tjetra të bën të jesh ky që je, e që tregon që brenda teje zgjohet një ndërgjegje jo e pastër duke e arsyetuar mes postimeve‘,-shkruan ndër të tjera Majlinda.

serial.png

 

Pas gjithë këtij diskutimi publik sigurisht ndjekësit dhanë komentet e tyre mbi këtë situatë, disa duke e përkrahur e disa jo reperin shqiptar. Ndaj Majk ka vendosur sot permes një postimi në Instastory të falenderojë të gjithë ata që e kanë mbështetur.

vvvvl.jpg

 

“Faleminderit shumë ju që më keni përkrah moralisht. Faleminderit prej zemrës, Zoti ju bekoftë” – shkruan Majk.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0037569999694824