INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi mohoi origjinën shqiptare dhe foli keq për festimin e Xhakës dhe Shaqirit, reagon Januzaj: Jam KOSOVAR dhe... [FOTO]

Pasi mohoi origjinën shqiptare dhe foli keq për festimin e Xhakës dhe Shaqirit, reagon Januzaj: Jam KOSOVAR dhe... [FOTO]

Publikuar më: 14:13 01-07-2018

Po kjo deklaratë?!

Të gjithë e dimë “luftën” që është bërë që Adnan Januzaj të zgjidhte Kombëtaren e Shqipërisë, duke qenë se shumë përfaqëuse donin ta kishin në përbërjen e tyre si Anglia, Belgjika, Turqia madje edhe vetë Serbia, por Januzaj zgjodhi Belgjikën.

Ai është grumbulluar me kombëtaren belge në këtë Botëror me të cilën shënoi një gol ndaj Anglisë, por nuk festoi me shqiponjë.

Në një deklaratë për AFP-në, Januzaj tha se nuk dëshiron të bëjë festime politike pas golave, duke marrë shkas nga festimet e Xhakës dhe Shaqirit. .

“Nuk jam shumë i përqendruar në momentin pas shënimit të golit. Është gol me plot emocione, po festoja me fansat dhe bashkëlojtarët, por mendoj se janë dy fusha – ajo e futbollit dhe ajo politike. Unë i festoj golat me bashkëlojtarët e mi”, tha Januzaj.

Në intervistat e tij gjatë fillimit të “Kupës së Botërorit” ai kishte deklaruar se kishte zgjedhur të përfaqësonte Belgjikën pasi e ndjente veten belg, se ishte rritur në Belgjikë.

Mirëpo pas kësaj deklaratë që habiti shqiptarët anëembanë ai kritikua ashpër dhe mesa duket është penduar për deklaratën e tij.Ndaj në një intervistë së fundmi në një television në Belgjikë, futbollisti ka thënë se është kosovar, Kosova është vendi i tij dhe është i lidhur me vendin e tij.

I pyetur nëse mendon ndonjëherë për Kosovën, ai u përgjigj: “Natyrisht, Kosova është vendi im. Unë jam kosovar dhe jam i lidhur me vendin tim, prindërit e mi vijnë nga ky vend”.

NUSAJ.png

Article Logic
Execution time: 0.0032520294189453