INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi mohoi se është e lidhur me Albi Nakon, Alba Hoxha e thotë TROÇ se me kë është e dashuruar! [FOTO]

Pasi mohoi se është e lidhur me Albi Nakon, Alba Hoxha e thotë TROÇ se me kë është e dashuruar! [FOTO]

Publikuar më: 16:52 28-04-2019

Prej muajsh tashmë në media është komentuar se balerina e njohur Alba Hoxha është në një lidhje me koreografin Albi Nako. Menjëherë pas divorcit me Klaudia Pepën, Albi u pa shpesh herë nën shoqërinë e Albës dhe madje në media u përfol se ata po e bënin lidhjen serioze dhe se do fejoheshin.

Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar publikisht lidhjen pavarësisht se përherë marrëdhënia e tyre ka marrë vëmendjen e mediave dhe të publikut, Së fundmi Alba i ka kthyer përgjigje fansave në ‘Instastory’ dhe njëri prej tyre e ka pyetur për lidhjen me Albin, por ajo ka mohuar çdo gjë duke treguar se e ka thjesht mik.

“Është bukur dhe eksperiencë e rrallë të kesh për koreograf dhe bashkëpunëtor një artist profesionist si Albi Nako. Me Albin jemi miq të mirë, Ps: Besoj mjafton? Kjo nënkupton që nuk jam me Albin”, ka përfunduar balerina.

absk.jpg

 

Ndërkohë që bukuroshja e ekranit i është përgjigjur dhe një tjetër pyetjeje, pikërisht asaj “a je e dashuruar?”. Alba dha një përgjigje shumë “diplomatike” pasi u shpreh: “Jam e dashuruar me diellin, shiun, detin, lulet dhe baletin”.

DSAKT.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0036120414733887