Ditët e fundit bëri goxha zhurmë lajmi mbi lidhjen e re që ka nisur Morena Taraku me miliarderin iranian, Sasha Sobhani. Në profilin e tij të Instagram, sheh foto me Morenën dhe nuk kursehet në shpehjen e dashurisë për këngëtaren.
Kjo e fundit bëri tatuazh emrin e Sashas në krah dhe sot ai shfaqet me të njëjtin tatuazh po në krah.
Sobhani ka postuar një video në instastorie nga ku shihet duke dëgjuar këngën e re të Morenës. Krahas mbështetjes që i jep të dashurës, detaji që bie në sy është që ai ka bërë tatoo emrin e saj.
Pavarësisht të kaluarës jo aq të mirë të Sashës, ai ka vendosur t’i japë fund periudhës së skandaleve me femra dhe vrasje për t’iu dedikuar tashmë një lidhjeje serioze me këngëtaren shqiptare.