INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi Morena Taraku u kap “mat” me të dashurin MILIARDER, zbulohet e shkuara e errët e tij, nga skandalet e deri te...[FOTO]

Pasi Morena Taraku u kap “mat” me të dashurin MILIARDER, zbulohet e shkuara e errët e tij, nga skandalet e deri te...[FOTO]

Publikuar më: 18:16 29-05-2018

Po qarkullon me shpejtësi në media ditën e sotme lajmi se këngëtarja Morena Taraku është e lidhur me miliarderin nga Teherani, Sasha Sobhani i cili aktualisht po jeton në Turqi, aty ku edhe Morena po qëndron prej disa muajsh. Ka qenë vetë Sobhani që ka publikuar një foto me Morenën ku ajo shfaqet duke e përqafuar. “Ekziston vetëm një lumturi në këtë jetë, të duash dhe të të duan”, shkruan miliarderi.

i.jpg

 

Sobhani është një emër shumë i njohur në vendet arabe për shkak të jetës luksoze por edhe skandaleve që e kanë shoqëruar ndër vite.

Ai është djali i ish-ambasadorit të Iranit në Venezuelë, Ahmed Sobhani i cili njihej për lidhjet me ish-presidentin e Venezuelës, Hugo Chavez.

“Isha një prej miqve më të mirë të djalit të zotit Chavez. Unë gjithë jetën time e kam ndërtuar vetë dhe jo me paratë e babait. Kam nisur si përkthyes në moshën 15 vjeçare në Venezuelë. Tani jetoj në Dubai dhe nuk jam nën mbrojtjen e babait. Babai as nuk më jep para e as si kam kërkuar ndonjëherë”, është shprehur në një intervistë vite më parë Sasha Sobhani, sipas prive.al

Miliarderi në vitin 2012 është akuzuar për vrasje pas një sherri në një festë natën ku humbi jetën një djalë.

Sobhani dikur njihej për skandalet, fotot me femra të zhveshura në shtrat, por tani duket se e ka lënë pas këtë periudhë për të nisur një lidhje serioze me Morenën.

fera.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038421154022217