Arrestimi i reperit të njohur shqiptar Stresi ka qënë lajmi më i bujshëm i ditëve të fundit në të gjitha mediat shqiptare. Ai u kap brenda një hoteli në Linzë me armë dhe drogë dhe akuzohet si pjesë e një grupi kriminal. Me të u kap gjithashtu një 20 – vjeçare, emri i të cilës nuk është bërë akoma i ditur.
Pas këtij lajmi të gjithë sytë u drejtuan nga Kejsi, partnerja e reperit, e cila në të gjitha rastet ka shprehur mbështetjen për partnerin e saj. U përfol shumë se Stresi kishte deklaruar që nuk donte ta shihte Kejsin në burg por megjithatë ditë pas dite ajo vazhdon të tregojë mbështetjen ndaj tij.
Disa minuta më parë Kejsi ka publikuar disa foto të bëra kohë më parë me Stresin e familjen e tij, ndërkohë që më parë kishte ndryshuar emrin e saj në bio duke e bërë Kejsi Lushaj.