INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi Mozzik çfarë nuk tha për ndarjen e tyre, reagon LOREDANA, por bëri atë që s’pritej! Pse vallë?! [FOTO]

Pasi Mozzik çfarë nuk tha për ndarjen e tyre, reagon LOREDANA, por bëri atë që s’pritej! Pse vallë?! [FOTO]

Publikuar më: 13:05 23-11-2019

Ditën e djeshme, u publikua në media intervista e Mozzik me gazetën zviceriane “20 minuten”, ku reperi foli gjerë e gjatë për lidhjen e tij me Loredanën. Ai tregoi se gjërat mes tyre kishin ndaluar së funksionuari, por tha se pavarësisht të gjithave, ai do ta respektojë gjithmonë sepse është nëna e vajzës së tij dhe me të ka kaluar një kohë të bukur. Sigurisht Mozzik foli edhe për çështjen e divorcit, por edhe për skandalin që përfshiu ish-çiftin shqiptar në Zvicër.

Kjo intervistë u komentua shumë në media dhe mesa duket, atë e ka lexuar edhe vetë Loredana. Kjo e fundit ka bërë një postim të papritur. Nëpërmjet një postimi të publikuar në Instastory, Loredana ka publikuar një video nëpërmjet të cilës tregoi intervistën e Mozzik dhe gjejeni çfarë tha. Reperja shqiptare në mënyrë ironike falenderoi gazetën zviceriane që e promovon atë.

“Lexova për herë të parë gazetën sot, të fala “20 minuten” që më promovon gjithmonë”, u shpreh Loredana sipas inlife.al.

Mirëpo më pas reperja e ka fshirë këtë postim për arsye të cilën nuk e dimë.

kingl.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0015389919281006