INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi Mozzik na 'prezantoi' me partneren e re, Loredana publikon foton me Noizy-n

Pasi Mozzik na 'prezantoi' me partneren e re, Loredana publikon foton me Noizy-n

Publikuar më: 16:36 29-06-2023

Kur Mozzik po na tregonte se kishte gjetur një partnere e se do martohej, mesa duket e kishte seriozisht. Ditën e djeshme, ai ka postuar një foto ku shihet dora e tij dhe dora e një vajze. Duke uruar të gjithë besimtarët për Bajramin, ai thotë se edhe pak ditë kanë mbetur që ai të jetë pa unazë, duke nënkuptuar se do martohet. Dhe jo, nuk është dora e Loredanës, pasi në fotot e fundit ajo nuk ka të njëjtin model thonjsh.

”Urime Bajrami. Edhe do ditë po e shtyjmë pa unaza”- shkruan Mozzik krah fotos bardh e zi.

Pasi Mozzik na “prezantoi” me partneren e re, Loredana publikon

E pa kaluar as 10 minuta nga postimi i Mozzik, ishte rradha e Loredanës. Ajo ndau një foto në “Instastory”, ku tregonte se ndodhet në palestër së bashku me Noizy-n. Në cepin e vogël të foto është Loredana, e përballë saj qëndron reperi.

Nuk dimë nëse fotoja është postuar me qëllim apo ishte rastësi edhe koha kur postoi Mozzik.

Kujtojmë se aludimet për një lidhje mes Loredanës dhe Noizy-t kanë qarkulluar qëkur dyshja bashkëpunoi bashkë për projektin muzikor.

-640-0-img-6287-300x649-921.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003371000289917