INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi Mozzikut i fshinë këngë “Madam”, reagimin më të bukur e bën Kejvina Kthella, mos e humbisni [VIDEO]

Pasi Mozzikut i fshinë këngë “Madam”, reagimin më të bukur e bën Kejvina Kthella, mos e humbisni [VIDEO]

Publikuar më: 13:28 21-04-2018

Kush ka të drejtë sipas jush në këtë “betejë”? Pas “Kokaina” as “Madam” nuk gjendet më në YouTube.

Kënga “Madam” ishte projekti më i fundit i Mozzik, i cili në vetëm 24 orë kaloi çdo pritshmëri duke kapur shifrën e 1 milion shikimeve në YouTube, rekord ky i mbajtur nga Ledri dhe Noizy. Por kënga që bëri bujë është fshirë me urdhër nga YouTube-i.

Fshirja e videos nga kanali “2 Euro Gang” në YouTube lidhet me shkelje të së drejtës së autorit. Ka qenë Zzap & Chriss, pjesë e shtëpisë diskografike “On Records”, të cilët kanë raportuar projektin më të ri të këngëtarit.
Mozzik dhe Getinjo kanë reaguar në Instagram, ku shkruajnë “Marre ju qoftë” (T’ju vijë turp) krahas fotos së vidoes së fshirë. “Nuk ju shaj tani. Ndaleni popullin të më dëgjojë dhe atëherë do t’jua zgjasë dorën”, shkruan me ironi Getinjo.

Por reagimet ishin të njëpasnjëshme nga të dyja palët, mirëpo një reagim ka bërë edhe velina e “Xing me Ermalin”, Kejvina Kthella.  Ndërkohë që të gjithë po flasin për fshirjen e këngës, Kejvina e ka publikuar atë në instastory duke shkruar se e dashuron këtë këngë.

 

Nëse Mozzik e ka parë videon, me siguri e ka pëlqyer.

Article Logic
Execution time: 0.0039260387420654