Para disa ditësh nëpërmjet Instastories Dafina Zeqiri na tregoi dëshirën për të patur një fëmijë e për t’u bërë nënë.
Teksa mbante në krahë djalin e mikeshës së saj, Dafina na tregoi se në fakt do të ishte një nënë e paparë.
Dhe sot sapo na zbuloi se ka gjetur që tani dhëndrin për vajzën e saj.
Djali i reperit Lumi B feston sot ditëlindjen dhe Dafina ka gjetur një mënyrë mjaft të lezetshme për të uruar djalin e mikut të saj të ngushtë.
“Gëzuar ditëlindjen bashkëshorti i vajzës time të ardhshme. Të duam Blini”, ka shkruar këngëtarja mbi foton e djaloshit.