U nda nga i fejuari biznesmen dhe nuk vonoi shumë për të gjetur dashurinë e re.
Ishte vetë Marina Fara e cila na tregoi këtë fakt, falë postimeve të shumta në Instastory. Si gjithmonë e kujdesshme, në postimet e fundit evitoi faktin, që të tregonte fytyrën e djalit që ka në krah.
Mesa duket bukuroshja e showbizz-it, po e shijon shumë këtë marrëdhënie dhe për fansat e saj që i do shumë, Marina nuk kursehet të publikojë imazhe nga momentet intime me partnerin e saj.
Teksa ka qenë duke folur në kamer me të dashurin, Marina Fara ka ruajtur një imazh ku e veshur me rrobdishanbër, ka nxjerrë në pah gjoksin nga momentet e bisedës.
S'ka turp fare kjo Marina Fara! Të paktën këto momente duhen shijuar privatisht...