Lidhja e tyre u komentua gjerë në mediat rozë dhe akoma më shumë u komentua ndarja e tyre.
Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu prej disa muajsh i kanë dhënë fund lidhjes dhe pas të gjithë zhurmës këngëtari ka folur për ndarjen duke i sqaruar njëherë e mirë të gjithë.
“As unë nuk e lash atë dhe as ajo nuk më la mua. Ne jemi ndarë si dy njerëz shumë të civilizuar. Duke parë që gjërat nuk ecën ashtu siç ne e kishim menduar, e pamë ndarjen si zgjidhjen më të mirë. Ne nuk kemi asnjë lloj inati me njëri tjetrin,” është shprehur këngëtari.
E duket se teksa ndarjen e kanë përjetuar në mënyrë mjaft miqësore, Seldi po shihet në praninë e një tjetër bukurosheje.
Javë më parë ai u përfol në media se shoqërohej me Kejsi Medinin, vajzën e këngëtarit shqiptar Sabian Meidni dhe anëtarja më e re e OTR.
Ai dhe Kejsi janë parë sërish bashkë në një event në Shqipëri, ku është Kejsi ajo që ka publikuar një video ku shihet bashkë me Seldin.