Edhe pse ka kaluar kohë, ‘BonBon’ vazhdon të jetë superhit. Është kënga që e bëri Era Istrefin të famshme dhe të suksesshme në mbarë botën.
Por edhe pse ka mbi 2 vjet që është publikuar, kënga vijon të korrë sukses dhe të pëlqehet, madje pak muaj më parë ishte Sam Smith ai që e shpërndau sërish në Insta Story këtë projekt.
Por këtë herë këngëtari i njohur Sam Smith është fiksuar pas një tjetër këngëtareje shqiptare.
Në një nga fotot e publikuara nga Rita Ora pas performancës në ‘Victoria Secret’, ai ka komentuar lidhur me prirjet e tij seksuale.
“O Zot i madh! Nuk jam më gay i tërheq të gjitha mbrapsht”,-ka shkruar ai, duke dashur të komplimentojë pamjen e këngëtares së njohur.
Sigurisht që ky koment është një shaka, por Smith nuk ishte i vetmi që u marros pas bukuroshes së ekranit.
Pamja e saj në mbrëmjen e ‘Victoria Secret’ u bë qendra e mediave dhe e komenteve. Shumë seksi dhe e kujdesshme për detajet, Rita arriti t’i bëjë të gjithë të flasin për të.