Ajo është një ndër këngëtaret më të dashura të publikut shqiptar dhe e kemi fjalën për Xhensila Myrtezaj!
Gjatë viteve të saj në karrierë shpesh herë ajo ka eksperimentuar me ‘look-un’, por si herën e fundit nuk e kishim parë kurrë dhe na la pa fjalë.
Xhensila pak ditë më parë publikoi një fotografi nga një set fotografik i bërë së fundmi ku shfaqet me flokët komplet të prerë shkurt. Jo vetëm prerja dhe baluket, por dhe veshja provokuese i ka befasuar fansat me pamjen e re! Ne nuk e dimë ende nëse është thjesht një eksperiment momental, janë paruke, apo Xhensilën do ta shohim edhe në vazhdim kështu?!
Krah shumë komenteve pozitive, një nga fansat i ka shkruar artistes se ngjason shumë me Bruce Lee. “Si Bruce Lee qenke bo, rahmet pastë!”- ka shkruar ai. Ky koment i ra në sy këngëtares gjë që e bëri të qeshë shumë.
Teksa e ka ndarë komentin edhe me ndjekësit e saj në Instastory ajo shkruan, se i dolën lot nga të qeshurat. Më pas, publikoi edhe një fotografi të Bruce Lee dhe la të nënkuptohet se akoma po qesh me këtë batutë duke shkruar “Marova”.