Ata i dhanë fund lidhjes së tyre, vetëm pak kohë pasi u mësua publikisht. Këngëtarja Morena Taraku dhe miliarderi iranian, Sasha Sobhani, lëshuan akuza ndaj njëri-tjetrit pas ndarjes dhe çdo postim i tyre dukej si drejtohej tjetrit.
Kur u mendua që Sasha kishte harruar përfundimisht Tarakun, një veprim i fundit i tij habiti të gjithë ndjekësit. Miliarderi iranian postoi foton e dy këmbëve ku në secilën shkruhen fjalët “Trust kills”, përkthyer në shqip “Besimi vret”. Fjalët dhe vendi ku është bërë tatuazhi është identik me atë të Morenës, ndryshimi i vetëm është lloji i shkrimit.
Por me një postim të fundit në Instagram, ai na ka treguar se kush është e dashura apo femra e ëndrrave dhe me të vërtetë qenka një yll.
“Bukuri natyrale”, shkruan ai, por nuk ka zbuluar emrin apo detaje të tjera rreth saj.