INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi njoftuan për këngën e re, motrave Istrefi u ndodh e PAPRITURA në rrjetet sociale, reagon Era: Veç deshta me iu...[FOTO]

Pasi njoftuan për këngën e re, motrave Istrefi u ndodh e PAPRITURA në rrjetet sociale, reagon Era: Veç deshta me iu...[FOTO]

Publikuar më: 12:30 07-04-2019

Nora dhe Era Istrefi prej kohësh kanë paralajmëruar për një duet të ri, të cilin do ta publikojnë së shpejti. Dy motrat kanë bërë me dije se kënga e cila titullohet “Nuk e di”, do të jetë dalë për publikun që nga data 19 prill. Xhirimet e klipit përfunduan rreth një javë më parë, ndërsa dy artistet vazhdimisht kanë ndarë me ndjekësit imazhe nga prapaskenat.

Para pak ditësh Era publikoi në Instagram një fotografi, ku shfaqej bashkë me Norën dhe dukeshin shumë seksi. “Nuk e di 19 prill! A jeni gati?”, ka shkruar Istrefi në mbishkrimin fotografisë. Mirëpo pas këtij njoftimi në internet tashmë kanë filluar të qarkullojnë video, për të cilat thuhet se janë trajleri i këngës së motrave Istrefi.

Përmes një postimi në Instagram, Era ka reaguar duke thënë se nuk është e vërtetë pasi këngën ende nuk e kanë dëgjuar.

“Do trailera qe po i postojne tu mnu qe qajo osht kanga “Nuk E Di”, veq deshta me iu tregu qe nuk osht!!! “Nuk e di” se keni ni hala”, ka shkruar Era.

nukedi.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0040462017059326