Edhe gocat qenkan prekur nga “virusi” i Instagramit!
Që në kohën kur Oriola u bë pjesë e OTR, e kemi parë shpesh herë në shoqërinë e Noizyt dhe ata të dy duken si miq shumë të mirë. Kjo kuptohet edhe në postimet në Instagram ku flasin shumë lirshëm dhe nuk e kanë aspak problem të ofendojnë njëri-tjetrin me shaka.
Së fundmi Oriola Marashi ka postuar një foto e kuruar deri në detaje në Instagram, ku thotë se është më e nxehtë se shtëpia e djallit, por Noizy e befasoi me komentin e tij, ku i shkruan “Balli jot si shpullë”, ndërkohë që modelja ia kthen “Kush foli, ti që e ke kokën si shpatull”.
Por ndryshe nga Noizy, Rasheli e ka marrë me të mirë dhe i la një koment epik Oriolës pasi i tha shprehjen më të përdorur të momentin “JE NANA”, ndërsa Marashi ia ktheu me të njejtën monedhë: “hajde mor pije i kafe”./intv.al