Modelja shqiptare e shumë komentuar, Oriola Marashi është bërë tashmë pjesë e "OTR" me të cilët po punon për debutimin e saj të parë në muzikë. Oriola nga sa shihet në rrjete sociale e fotot që postojnë së bashku, është bërë shumë mike me Noizyn, me të cilin e shohim në një pjesë të mirë të kohës.
Ditën e sotme reperi ka publikuar një video ku i bën një lojë Oriolës dhe e godet lehtë me shuplakë në fytyrë, pasi modelja ishte e detyruar të mos lëvizte.
Por ajo nuk ka qëndruar duarkryq dhe në instastory-n e saj ka publikuar një foto marrë nga klipi i tij i fundit “Luj edhe pak sot”, foto në të cilën duket shumë funny me gjuhën jashtë.