Edhe pse e humbi bastin e parë me mikun e tij Blerim Destani, Noizyt nuk i pëlqen të dorëzohet.
Reperi sapo i ka shpallur sfidën e radhës aktorit dhe që të dy kanë vënë një bast deri me 31 maj ku do të shohin se cili prej tyre ka arritur rezultatet më të mira nga frekuentimi i palestrës. Duke postuar lajmin e publikuar në intv.al, Blerimi i kthen edhe përfjigjen Noizyt: Edhe sa herë?, shkruan ai duke lënë të kuptohet se edhe këtë sfidë e ka të fituar.