Këngëtarja seksi Fjolla Morina njihet për natyrën e saj pa komplekse dhe mjaft të çiltër. Ajo mbrëmjen e kaluar ishte e ftuar në spektaklin “Shiko Kush Luan” ku është bërë pjesë e disa lojrave të cilat kishin brënda shumë sfida. Ajo u duhej të përgjigjej disa pyetjeve dhe të shënjestronte disa nga koleget e saj me një armë me bojë.
Flor Binaj e ka vënë Fjollën para disa fotove të artistëve të njohur, ku ajo duhet të qëllojë këngëtaren që mendon se duhet të heqë dorë nga muzika.
Këngëtarja ka qëlluar menjëherë foton e Tunës duke u shprehur se ajo duhet të heqë dorë dhe që ka ngatërruar gjithë shoëbizzin me thashetheme. Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur mes vajzave, por ka patur shumë reagime në rrjet lidhur me këtë veprim të Fjollës.
Një “lum” mesazhesh kanë vërshuar nga fansat në drejtim të saj duke i treguar mbështjen dhe i ka kënaqur me lojërat e saj. Madje një fans i përmendi çfarë i bëri Tunës dhe Fjolla ia ktheu që ishte shaka.