Blogeri i njohur Olti Curri publikoi një ditë më parë një video, ku shfaqej moderatorja Fjoralba Ponarin, duke thënë: ‘Fatmirësisht sot të lindësh e bukur nuk është thjesht çështje fati, është edhe çështje profesionale’.
Fjoralba nuk e ka pritur mirë këtë dhe ka reaguar përmes një statusi në ‘Instastory’, ku shprehet videoja e Oltit është shkëputur nga konteksti dhe është prerë qëllimisht për të krijuar efektin parodik.
‘Të sqaroj pak dhe mesazhet që vijnë nga videoja e Oltit. Kujt mund t’i ketë shpëtuar le të shkojë të argëtohet pak. Unë bëj një lapsus që në vazhdim sqarohet dhe jepet ideja e gjësë që supozohej të prezantoja. Por qimja bëhet tra si zakonisht dhe videoja do humbiste efektin parodik, kshuqë e gjymtojnë. Kjo bën një të mirë ama, gjithë njerëzinë e palumtur e bën tok, argëtohen duke ofenduar. Propagandojnë lart e poshtë antibullizmin pastaj’, shkruan Ponari.