INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi plasi sherri në rrjete sociale, Rike Roçi dhe Eva Murati përballen 'live' me njëra-tjetrën!

Pasi plasi sherri në rrjete sociale, Rike Roçi dhe Eva Murati përballen 'live' me njëra-tjetrën!

Publikuar më: 22:21 15-07-2018

Mjaftoi një fotografi e publikuar nga Jurgen Klopp, për të lindur një debat virtual mes dy vajzave të ekranit shqiptar, Eva Murati dhe Rike Roci.
E para ishte Eva ajo që nëpërmjet një shkrimi ironizues, tregonte se nuk dinte nëse komentin e Klopp ndaj dy vajzave shqiptare ta merrte si komplimet apo ofendim. Menjëherë pas kësaj reagoi dhe Rikja, duke i thënë Evës se thjesht duhet ta marrë si kompliment dhe të kënaqet kur shikon femra të bukura dhe të mira.

E kështu brenda një dite Eva dhe Rike u vendosën në qendër të vëmendjes në rrjete sociale pikërisht për shkak të këtij debati. Mbrëmjen e djeshme të ftuara të dyja në të njëjtën studio, në ‘Top Arena’, vajzat u përballën për herë të parë me njëra-tjetrën dhe sqaruan të gjithë situatën, shkruan revistawho.com. Ato thanë se në fillim nuk njiheshin dhe nuk dinin për njëra-tjetrën se ishin personazhe publike. “Nëse do ta dija se Rikja ishte vajzë e famshme nuk do të reagoja fare. Por në atë fotografi që ishte adresë falsse e Jurgen Klopp, unë u ndjeva e fyer për dy gjëra.

E para, sepse ishte një koment seksist dhe dukej sikur vajzat shqiptare janë thjesht të bukura dhe për kaq i duhen Botërorit. E dyta, ishte fyerja ndaj simboleve shqiptare, ashtu siç e kuptova unë. Ne, si popull, si skuadër, nuk kemi asnjë lloj vlere, përveç vlerës së bukurisë së femrave…”, – ka thënë Eva. Pas këtyre fjalëve të moderatores sportive, Rikja ka thënë se është thjesht mendimi i saj, sepse në fotografi nuk ishte shkruar asgjë e tillë. “Nuk kam çfarë të them, nuk jam dakord, por është mendimi i saj, e paska marrë shumë seriozisht”, – është shprehur Rikja. Megjithatë në fund të dyja vajzat i dhanë dorën njëra-tjetrës dhe të gjithë situatën e kaluan mes të qeshurash.

Article Logic
Execution time: 0.0038430690765381