Reperja e famshme Nicki Minaj jo më larg se dy ditë ka pohuar romancën e saj me Eminem. Nëpërmjet një postimi në Twitter ku shpërndau këngën e re me Big Bang, 2Chainz dhe Big Sean, një fanse e pyeti nëse është lidhur me Eminem dhe ajo shkruajti thjesht “Po”.
Mesa duket reperja është bërë emocionale dhe do që të ndajë disa këshilla me vajzat që duhet të kenë parasysh kur krijojnë një marrëdhënie lidhur me eksperiencat e saj personale. Hej vajza Nicki Minaj është këtu për ju!
Ajo në twitter ka vendosur që të flasë për eksperiencat e saj personale në lidhje me çështjet e zemrës që në një farë mënyre janë edhe këshilla nga Nicki.
“Mbretëresha e di vlerën. Ti ishe një mbretëreshë përpara se të njihje atë dhe do të jesh e tillë edhe pasi të kesh njohur atë. Ai nuk mund të të thyejë ty. Të jesh i barabartë ajo është për çfarë duhet të përpiqesh. Spiritualiteti është çelësi. Në qoftë se shpirti juaj mund të fluturojë vetë, atëherë ju jeni gati që të lejoni atë që të ketë privilegjin e kohës suaj”, ka shkruar Nicki.
Reperja ka vazhduar duke thënë: “Të kesh një mashkull edhe ai të të trajtojë si një m*t qeni vetëm sepse ata janë të famshëm apo kanë para, kjo është epoka në të cilën ne po jetojmë. Ne argumentojmë dhe debatojmë me gratë ndërkohë që mbrojmë abuzuesit, pra kjo është epoka e re.
Më pas reperja po fliste për marrëdhenien e saj aktuale, e cila e tregon se çfarë partneri i saj kërkon nga ajo.
“I dashrui i im i ri më kërkoi që të kisha fëmijë me të brenda 1 viti e gjysëm. Unë u zmbrapsa duke qeshur. Dhe ai më tha që do të vendosë një unazë, do të bëj gjithçka që duhet. Por e gjitha kjo më bëri që të mendoj se sa shumë e tua lirinë time.”, ka shkruar Nicki Minaj.
A janë vallë këto mesazhe të drejtpërdrejta për Eminem? Kjo gjë nuk dihet!