INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi pranoi hapur lidhjen, Aristela zbulon nëse mashkulli i zemrës së saj është Mevlani!

Pasi pranoi hapur lidhjen, Aristela zbulon nëse mashkulli i zemrës së saj është Mevlani!

Publikuar më: 16:28 12-08-2021

Ish-konkurrentja e Për’puthen, Aristela Leka, ka bërë së fundmi një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në rrjete sociale, të cilët i kanë bërë pyetje të shumta, por pyetjen e parë e bëri ajo, duke i pyetur: “Po ça keni bërë këto ditë?”

Njëri prej tyre i shkruan: “Duke menduar për ty rrush”.

“Mendo për vete se ka kush mendon për mua vlla”, i është përgjigjur Aristela, duke lënë të nënkuptohet se ajo është në një lidhje dhe ka dikë në krah, e shumë ndjekës dhe media nënkuptuan se e ka për Mevlanin! Kjo pasi dyshja janë parë mjaft të afërt edhe nga klipi i ish-konkurrentit, ku u panë në shtrat.

E teksa prisnim përgjigje nga dyshja, Arisela vendosi të shuajë dyshimet! Kjo pasi shumë ndjekës ishin kuriozë, por gjithë ky kuriozitet e ka bezdisur Aristelën.

“Ju jam përgjigjur 100 herë. Hera e fundit që përgjigjem për të njëjtën pyetje. Jeta im private është private! Për’puthen ka mbaruar njerëz! Shihni mbani ndezur pishtarin tuaj se do ju fiket duke mbajtur pishtarin mua dhe Mevlanit. Faleminderit”, u përgjigj ajo, duke na treguar se i dashuri i saj nuk do bëhet publik.

Article Logic
Execution time: 0.0036869049072266