INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi pranoi që kanë kryer marrëdhënie intime, Arjoni nxjerr bisedat me Anën: Harronte shpesh këtë gjë në shtëpinë time

Pasi pranoi që kanë kryer marrëdhënie intime, Arjoni nxjerr bisedat me Anën: Harronte shpesh këtë gjë në shtëpinë time

Publikuar më: 11:34 17-12-2020

Ana dhe Arjoni dy kanditatët e “Përputhen” janë vënë së fundmi në qendër të vëmendjes për shkak të disa fotove që Arjoni postoi në instagramin e tij.

Ai pretendon më pas përmes një videoje se Ana dhe ai kanë qenë të lidhur dhe se historia nisi pak pasi ai u fut në spektakël.

Pasi Ana e mohoi kategorikisht të ketë pasur lidhje me Arjonin, ky i fundit është lidhur gjatë emisionit të djeshëm në lidhje Skype dhe ka treguar se ai dhe Ana kanë pasur një lidhje dhe se janë takuar disa herë, gjithmonë në shtëpinë e tij.

Ai zbuloi fakte të reja nga historia me Anën dhe për më tepër tregoi disa biseda mes tyre. Arjoni tha se Ana e harronte shpesh çakmakun te shtëpia e tij dhe këtë e provoi me biseda. 

Arjoni ka thënë gjithashtu se Ana e ka mashtruar dhe se është një femër dinake gjithmonë në kërkim të një preje dhe se foton e publikoi që askush tjetër të mos bjerë më viktimë e saj.

Pjesë nga biseda në studio:

Arjani Konomi: Ti thua në atë video që ka qenë një histori dashurie e shkurtër dhe intense, ishte reciproke dashuria juaj?

Arjoni: Deri diku, sepse ajo që më ka vënë në vështirësi ka qenë fakti që ajo po luante dhe unë prapë isha aty me të, e pranoja që po luante, e dija që po luante dhe prapë nuk po e hidhja poshte, ka qenë shumë e vështirë. Ajo kishte një qëllim, ta manipulojë një njëri, ta fusi në kllapa.

Arjan Konomi: A ishte një Histori dashurie?

Arjoni: Po, ka qenë e shkurtër në shumë pak kohë kemi sa një çift mund të arrij në 5 muaj. Ana doli ditën e parë në lidhje skype tha diçka që nuk ishte e vërtetë. Ditën tjetër në intervistën tjetër tha diçka tjetër që tha jemi taku vetëm një herë, unë kam provat dhe do i nxjerr.

-Ta ka thënë që të dashuron?

Arjoni: Nuk ma ka thënë por ka dasht që unë të bie në dashuri me të, dhe unë si njeri i padjallëzuar dhe unë i kam besuar shumë në fillim, isha tepër i dhënë.

-Kishe rënë në dashuri kokë e këmbë?

Arjoni: Kështu mund ta themi.

Arjoni: Gjatë gjithë kohës jemi takuar, do ju nxjerr bisedat e screenshot janë çaste të vërteta, do ju tregoj që kemi qenë tre ditë rresht që kemi qenë bashkë, nga data 21. Jemi takuar 3 ditë rresht.

-640-0-5fda5839ae39f.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0038299560546875