INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi prishën fejesën, Iggy

Pasi prishën fejesën, Iggy "ia hedh" Nick-ut për ndarjen e dhuratave [FOTO]

Publikuar më: 14:23 22-06-2016

Megjithëse nuk ishin martuar ende, ndarja mes Iggy Azalea dhe Nick Young nuk ka ardhur pa ndarjen respektive të të mirave materiale.

Sendet e përfshira në shkëmbim ishin vetëm dy, por me kosto të konsiderueshme. Bëhet fjalë për makinën klasike Chevy Impala të viti 1962 që Iggy i kishte dhuruar ish të fejuarit dhe unazën me diamand të verdhë që ylli i basketbollit i kishte dhënë reperes për të kurorëzuar fejesën. Secila iu kthye pronarit origjinal, me makinën që vlente 100 mijë dollarë dhe unaza diku tek gjysëm milioni. Nick duket se djaloshi i shkathët në këtë mes, por në Kaliforni unaza e fejesës konsiderohet si garanci martese dhe nëse kjo e fundit nuk bëhet, unaza i kthehet atij që e bleu. Kështu që, bravo Iggy, ndërsa Nick bën mirë të zerë mend për herën tjetër.

Article Logic
Execution time: 0.0035679340362549