Këngëtari i njohur Butrint Imeri, ka paralajmëruar se shumë shpejt do të sjellë në treg projektin e tij më të ri muzikor. “Hajt hajt” duket se mban titullin kënga e tij e re, e cila do të jetë ritmike dhe do të realizohet edhe me klip.
Këngëtari vendosi të ndajë me fansat e tij në rrjetin social Instagram një nga fotografitë e realizuara gjatë xhirimeve të klipit ku me sa u kuptua, krah tij do qëndrojë moderatorja e njohur Kiara Tito e cila më parë është përfolur për një lidhje të mundshme me Butrintin.
Një foto nga xhirimet e ka publikuar edhe Kiara, por Butrinti ka publikuar gjithashtu një pjesë të këngës në Instagramin e tij dhe me të dëgjuar e kuptuan që do shndërrohet menjëherë në hit. Këtë e tregon edhe numri i shikimeve që ka marrë video, numër i cili ka impresionuar edhe vetë këngëtarin.
Ai e publikoi në instastory teksa shkroi: “1 milion veç një demo e vogël, hala s’keni pa sen. Erdhi koha”.
Epo nxito Butrint, po presim!