“Beyonce” e Greqisë ka bashkëpunuar me emra të njohur të muzikës si J Balvin dhe Ruslana...
Ajo është një nga këngëtaret më të suksesshme në shtetit tonë fqinj, por në venat e saj rrjedh gjak shqiptar. Bëhet fjalë për Eleni Foureira ose Entela Fureraj (identiteti saj i vërtetë), e cila para pak javësh ka lançuar në versionin audio këngën e saj të re.
Por siç duket ky produksion muzikor i parapriu albumit më të ri të Elenit, e cila u publikua dje në të gjitha platformat online. Albumi mban emrin sikurse kënga e re ‘Vasilisa’, dhe brenda pak ditësh do të publikohet edhe videoklipi i saj.