Loredana Zefi pas ndarjes nga Mozzik ka kohë që komentohet për një romancë të mundshme me reperin Zuna. Dyshja e kishin mohuar një gjë të tillë, përmes disa deklaratave në rrjete sociale, por ata shihen sërish bashkë.
Madje, Loredana me Zunën kanë publikuar një këngë të fundit ‘DU BIST MEIN’ që në gjuhën shqipe do të thotë “Ti je e imja”.
Më herët, ajo e quajti Mozzik babain e fëmijës së saj, ndërsa Zunën partner në biznes (lexo këtu), ndërsa rrjeti është bërë tashmë lëmsh pas një veprimi të fundit të Loredanës pasi kjo e fundit menjëherë pas publikimit të këngës, postoi një foto të Mozzik me të bijën.