Aktorja turke Meyrem Uzerli është një nga artistet më të dashura për publikun shqiptar. Ajo ia rrëmbeu zemrat të gjithëve me rolin e Sulltaneshës Hyrrem te seriali “Sulltani i Madhërishëm”. Mesa duket, Hyrremi, siç na pëlqen ta quajmë, është fansja e reperit shqiptar, Noizy pasi para pak ditësh ka publikuar një video me të bijën në makinë duke kërcyer me këngën “Toto”.
Megjithatë, ditën e sotme Meryem ka njoftuar se nuk do të ndjekë më asnjë koleg e asnjë person tjetër në instagram.
"Kam vendosur t'i bëjë një sfidë vetes dhe për një kohë të gjatë nuk do të ndjek askënd - gjithçka që do postoj foto/video/story e bëj për t'ju bërë ju ndjekësit e mijë të lumtur. Me miqtë e tjerë jam e lidhur në çdo moment në jetën reale. Ju dua të gjithëve. Do zoti dhe do vijë një ditë dhe do të ndjek vetëm bashkëshortin tim. Meryem romantike!" - shkruan aktorja.