INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi qau në emision, Alyne-s si del inati me Ermalin dhe Kejvinën, shihni si ''i sulmon'' para miliona njerëzve [VIDEO]

Pasi qau në emision, Alyne-s si del inati me Ermalin dhe Kejvinën, shihni si ''i sulmon'' para miliona njerëzve [VIDEO]

Publikuar më: 14:05 18-11-2018

Intervista e blogerit Nuseir Yassin e transmetuar në emisionin “Xing me Ermalin”, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve pas incidentit që ndodhi me të dashurën e tij Alyne. Kjo e fundit u prek nga pyetja dhe qau me ngërshëri pasi u ndje e fyer si femër kur dëgjoi Kejvinën t’i drejtohej Nuseir-it: “Po gjithë këto udhëtime i bën për të takuar goca?”

Mirëpo siç dukej asaj nuk i ka dalë ende inati.

Alyne, e dashura e Nas – djalit që nisi të bënte video në Shqipëri dhe promovoi kulturën shqiptare nëpër botë, ka realizuar një video duke e treguar prapë momentin se si ajo reagoi kur në emision, në prani të saj, të dashurit të saj iu bë pyetja nëse ai udhëton të takojë vajza të tjera.

Ajo tregon se si në këtë emision ka plot momente seksiste, prej fillimit kur Kejvina – vajza e cila bën pyetje futet në skenë dhe deri tek pyetja.

“Para emisionit, ai i fliste të dashurit tim për kolegen e tij mjaft seksi. Ta përdorësh seksizmin për vëmendje nuk është mirë” thotë Alyne në video, ku prapë i dalin lotët edhe pse thotë se njerëzit menduan se ajo e teproi me reagimin e saj në emisionin e njohur shqiptar. Videoja që blogerja ka shpërndarë ka marrë rreth 1.5 milionë shikime.

Article Logic
Execution time: 0.0036799907684326