Bleona Qereti është padiskutim një ndër personazhet më të drejtpërdrejtë në dhe nuk e ka problem t’i thotë gjërat troç. Së fundmi nuk i ka pëlqyer një lajm në një prej mediave në Kosovë në lidhje me dëshirën e saj për famë ndërkombëtare.
Kjo ka bërë që Bleonës të mos i mbajnë më nervat dhe të bëjë sherr publik me administratorin e kësaj medie, të cilin e ka ka kërcënuar se do e qëllojë me shpullë dhe e ka ofenduar duke i thënë legen. Por ashtu siç i thotë gjërat troç për gjërat që si pëlqejnë, në këtë mënyrë i thotë edhe për ato që i pëlqejnë.
Në një postim në Instagram, Bleona shfaq dy motrat Hadërgjonaj, Anxhelinën dhe Agnesën, ndërsa i kërkon llogari nënës së tyre, Albërijes, që t’i tregojë sesi i ka bërë këto vajza kaq të bukura:
“Ça është puna me familjen tuaj o yje? Ku i keni bërë këto fëmijë si me porosi nga katalogu? Ja urdhëro shiko profilet e të tjerëve”, shkruan këngëtarja teksa bën tag edhe Alban dhe Beatrix Ramosajn.