Stresi ka qenë emri më i lakuar i ditëve të fundit në të gjitha mediat shqiptare. Reperi shqiptar u arrestua mbrëmjen e 17 tetorit në një hotel në Linzë, pasi u gjet me drogë dhe armë zjarri. Ai gjithashtu akuzohet se është pjesë e një grupi kriminal që operon në Tiranë dhe pak ditë më parë gjykata vendosi ta lerë në burg.
Reperi ditën e sotme i surprizoi ndjekësit me reagimin e tij në Instagram, i pari që pas arrestimit të tij. Ai ka vendosur të falenderojë të gjithë mbështetësit e këngës “Të du mom” e cila ka arritur mbi 1 milionë klikime pak ditë pasi u prezantua në “Kënga Magjike”.
Pas këtij postimi, një tjetër foto është duke bërë xhiron e rrjetit. Një shok i Stresit ka hedhur një foto ku shfaqet krah babait të reperit, Sali Lushajt dhe shkruan poshtë saj se pas dy javësh reperi i njohur do të lirohet.