Harrojeni shtatzëninë!
Prej ditësh tashmë në media po përflitet se moderatorja e njohur Marina Vjollca dhe bashkëshorti i saj Getoar janë në pritje të fëmijës së parë. Gjithë aludimet nisën pas një fotoje ku Getoari shihej duke prekur barkun e Marinës dhe më pas foto të ndryshme që Marina shihej duke prekur barkun shtuan edhe më shumë dyshimet se ajo është në pritje të ëmbël, por moderatorja e mohoi me anë të një komenti që bëri në Instagram.
Po tani që ke vendosur duart në kokë çdo shkruajnë? Që ke dhimbje koke?”, i shkruan fansja, ndërkohë që Marina ja ka kthyer menjëherë me një: “Fiks”
Së fundmi, bukuroshja bjonde ka publikuar një foto ku shihet e veshur me një fustan rozë teksa në sy bien format e saj. Marina ka vendosur duart në kokë dhe pranë fotos shkruan: “Rihanna ku je?”, duke qenë se këngëtarja me famë botërore është me origjinë nga Barbados.
Mirëpo, të gjithëve u ka tërhequr vëmendjen një detaj që askush se kishte vënë re më parë. Këmbët shumë të vogla të Marinës kanë marr vëmendjen e të gjithëve dhe të shumtë janë ata që e kanë krahasuar me Hirushen.
“Ato gishtat e tu të vegjël!”, i shkruan këngëtarja Evi Reçi.
“Bishë me këmbë Hirusheje vetëm ty të kam parë”,i thotë një tjetër ndjekës ndërkohë që një tjetër i shkruan: “Oo sa këmbë të vogla”.