Është folur shpesh që Tuna dhe Nora Istrefi nuk kishin ndonjë marrëdhënie të mirë me njëra-tjetrën.
Por kurrë nuk e pranuan publikisht këtë. Gjithashtu nuk e dinim që edhe vetë Roberti paska një marrëdhënie të acaruar me kunatën. Këtë fakt e ka zbuluar ditën e djeshme teksa ka qenë i ftuar tek ‘Rudina’. Moderatorja e pyeti se pse ai dhe Nora nuk ishin të pranishëm në ditëlindjen e Tian. “Me Tunën jo dhe, po e them për herë të parë këtu tek ju, në respekt të programit tuaj. Me Tunën as nuk dua të takohem më”, ka thënë Roberti.
Por si ka reaguar këngëtarja ndaj komentit të kunatit? Ajo është treguar mjaft indiferente. Ka postuar këtë foto ku duket që po kalon kohë me miqtë dhe krah së cilës shkruan: “Më falni, dola pak për të jetuar. Kthehem së shpejti”.