INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi shau Notis Sfakianakis dhe përfundoi në mediat greke, shikoni çfarë thotë Fatma Haxhialiu [FOTO]

Pasi shau Notis Sfakianakis dhe përfundoi në mediat greke, shikoni çfarë thotë Fatma Haxhialiu [FOTO]

Publikuar më: 09:42 26-05-2018

Ardhja në Shqipëri e këngëtarit grek Notis Sfakianakis, ngjalli goxha debate mes shqiptarëve.

Ishin të shumtë artistët që dolën kundër koncertit të tij në Pallatin e Kongreseve. Gjithashtu edhe gazetarja Fatma Haxhialiu ishte pjesë e gazetarëve që reaguan shumë ashpër. Ajo ishte e ftuar në ‘Top Show Magazine’ e cila në revoltim e sipër e shau këngëtarin grek për deklaratat e tij naziste. Gjithashtu Fatma hodhi në tokë flamurin e ‘Agimit të Artë’ ku pretendohet se Notis është pjesëtar.

Por Fatma nuk e priste aspak që këto pamje të përfundonin në mediat greke.

“Gazetarja Fatma Haxhialiu ka hedhur flamurin e “Agimit të Artë” dhe e ka quajtur Notisin nazist”,- shprehet komentuesi i televizionit ANT1, ndërkohë që komenton në sfond debatin e zhvilluar në Top Shoë dhe çastin kur Fatma i paraqiti publikut foton e Notis Sfakianakis duke bërë përshëndetjen naziste.

E kontaktuar më pas nga ‘Pop Culture’ moderatorja është shprehur për reagimin e mediave greke.

“Në Greqi më kanë vlerësuar me komentet e tyre. Më kanë quajtur si të zonjën dhe që di të mbroj me argumente mendimin tim. Kur e thonë ata, kjo pjesa tjetër le të ngelet spekulative”, tha Fatma.

“Nuk e mendoja që do të merrte këto përmasa dhe të merrja këtë vëmendje nga shtypi grek. Më kanë shkruar njerëz pafund për ato që kishin nxjerrë mediat greke. Notis foli shqip, tha: Shqiptarë ju dua! Na u përul. Lëpiu aty ku kishte pështyrë”, vazhdoi ajo.

-640-0-5b084b4e6b0b2.jpg

 

-640-0-5b084b4fc68a4.jpeg

 

220518_NOTIS-SFAKIANAKIS_19.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038750171661377