INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Pasi shkatërroi ishullin e Domenikës uragani “Maria” niset me furi drejt Puerto Rikos [VIDEO]

Publikuar më: 17:58 19-09-2017

Shteti i Dominikës, në Karaibe, ka pësuar dëme të mëdha nga uragani “Maria”. Kryeministri i Dominikës, Roosevelt Skerri bëri të ditur se ka uragani ka lënë pas një shkatërrim të madh.  Në një seri postimesh në facebook kryeministri  shkruajti "Erërat janë të pamëshirshme, ne po mbijetojmë nën mëshirën e fatit", dhe më pas “Kemi humbur gjithçka që mund të blejë paraja”. Uragani “Maria”, një stuhi jashtëzakonisht e rrezikshme,  zbarkoi fuqishëm në ishullin e vogël të Dominikës, mbrëmjen e së hënës , duke u shndërruar në një stuhi të kategorisë së pestë. Mediat amerikane bëjnë të ditur se “Maria” ka goditur Dominikën me erëra maksimale prej 155 kilometrash në orë.  Meterologët bëjnë të ditur se ajo pritet të bëhet edhe më e fortë, ndërkohë që përparon drejt Karaibeve. Mediat dominikane raportojnë për rrëshqitje dherash, shira të forta dhe "përmbytje të rrezikshme për jetën . Autoritet në Dominikë, në ishullin e banuar nga më shumë se 73.000 njerëz do të dalin në terren për të vlerësuar dëmet që la pas stuhia shkatërruese.  Uragani Maria është stuhia më e fortë që ka goditur Dominikën dhe duket se do të jetë gjithahstu  stuhia e parë e Kategorisë 4 ose më e madhe që do të godasë Puerto Rikon në 85 vjet. Guvernatori i Porto Rikos ka deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme para se vendi të goditet nga uragani. Ishujt Lliuord,  SHBA dhe Ishujt e Virgjër Britanikë" janë gjithashtu në rrezik. Uragani “Maria” është stuhia e tretë e fuqishme që po godet Amerikën pas shkatërrimit që lanë pas dy uraganët “Irma” dhe “Harvey”.

Article Logic
Execution time: 0.0017788410186768