Patris Berisha është kthyer në një prej emrave më të lakuar në Showbizz për shkak të thashethemeve mbi lidhjen dhe shtatzëninë e Tunës.
Por edhe pasi kjo e fundit e pranoi se ishte në një lidhje me Patrisin dhe se priste një fëmijë nga ky i fundit, vëmëndja e mediave rozë ndaj tij nuk u largua. Ai gjatë natës së sotme do të përballet me sfidën e radhës që do të jetë Festivali i Këngës në RTSH pjesë e muzikantëve të së cilës është edhe partneri i këngëtares. Vetë Patrisi ka publikuar këtë foto shkëputur nga provat dhe ku dallon qartë edhe serioziteti i punës së tij.