INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi të shihni këto foto jeta juaj do të marrë kuptim tjetër! Shihni transformimin e motrave Kardashian [FOTO]

Pasi të shihni këto foto jeta juaj do të marrë kuptim tjetër! Shihni transformimin e motrave Kardashian [FOTO]

Publikuar më: 14:41 19-07-2018

Sot në emision “Fun Day” me moderatoren Fatma Methasanin është folur rreth familjes më të famshme në botë dhe sigurisht që bëhet fjalë për Kardashian. Në qendër janë vendosur Kendall dhe Kylie Jenner, por gjithashtu edhe Kim Kardashian. 

Kendall dhe Kylie Jenner ishin shumë të vogla kur u bënë pjesë e serialit familjar tek episodi i parë i “Keeping Up with the Kardashians” dhe që atëherë ne kemi parë se si të dyja motrat janë rritur në televizion dhe të nisin karriera të mëdha në modë dhe bukuri. Ndërkohë tani që kanë kaluar 15 episode ato janë rritur shumë dhe mund të themi që janë transformuar shumë.
Vetëm para dy ditesh Kendall dhe Kylie kishin postuar një foto ku shfaqeshin të dyja dhe me plot bindje mund të themi që janë shumë të bukura. Por jeni kuriozë se sa shumë ato kanë evoluar?

Kylie_kendall_dikur.jpg

 


Tek fotoja ato janë në moshë shumë të vogël dhe shumë ndryshe se tani. Kendall mund të arrijmë ta njohim paksa, ndersa Kylie është pak e vështirë. Ato vetë kanë pranuar se kanë përdorur operacione plastike, ku Kylie Jenner vetëm para pak ditësh ka pohuar publikisht që vendosi të hiqte silikonin që mbante tek buza për të qenë sa më shumë natyrale. Kendall dhe Jenner janë dy femra shumë të bukura sot, me shumë pushtet në botën e medias, industrisë së modës dhe bukurisë, dhe ndër femrat më të pasura e pse në moshë te re.

kendall_kylie_sot.jpg

 


Po le të kalojmë edhe tek motra e tyre Kim Kardashian, e cila para pak ditësh ka postuar në Instagram një foto ku ajo është shumë e re, mund të themi foto nga adoleshenca e saj. Një Kim shumë ndryshe nga ç’jemi mësuar ne të shohim, një Kim që ateherë nuk ishte njohur me operacionet plastike dhe silikonet.

kim_dikur.jpg

kim_sot.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037460327148438