INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi “tërboi” Fatjonin në emision, Melisa ka dy fjalë për meshkujt shqiptarë: Janë vaj medet…

Pasi “tërboi” Fatjonin në emision, Melisa ka dy fjalë për meshkujt shqiptarë: Janë vaj medet…

Publikuar më: 10:34 28-12-2020

Melisa Lleshi dhe Fatjon Kuqari ishin dy nga konkurrentët e “Përputhen”, të cilët që në fillim shprehën pëlqimin për njëri-tjetrin dhe publiku priste t’i shihte çift. Por, mbrëmë situata mori një rrjedhë tjetër, pasi që të dy deklaruan se nuk do të dalin më kurrë me njëri-tjetrin.

Gjithçka nisi kur 23-vjeçarja e zgjodhi Kuqarin për një takim 4-minutësh për javën e ardhshme, por ky takim do të realizohej në të njëjtën ditë kur konkurrentja do të dilte edhe me një nga djemtë e tjerë në një takim po 4-minutësh.

Kjo e ka revoltuar shumë 26-vjeçarin, i cili është çuar dhe ka lënë studion, madje deklaroi se në janar do të largohet nga programi.

E ftuar në “E diell”, fundjavën që lamë pas ishte edhe Melisa, e cila ka jetuar në Itali dhe gjatë programit u pyet nga Ervin Kurti sesi janë djemtë shqiptarë në raport me italianët.

"Është një shprehje që thotë vaj medet", u përgjigj Melisa.

"Janë më të egër shqiptarët. Italianët janë mendjehapur, por janë shumë të butë për femrat shqiptare", ndërhyri Erjola.

"Jo varet, nuk janë vetëm të butë italianët", i tha Melisa.

"Si karakter", ia ktheu Erjola duke shkaktuar të qeshur

Article Logic
Execution time: 0.0034620761871338