Ajo është një ndër këngëtaret më të preferuara të publikut shqiptar dhe shpesh herë është përfolur për një lidhje të mundshme me Young Zerkën, por deri tani s’kemi patur gjë zyrtare.
Para pak javësh, i ftuar në emisionin “SEVENBIZZ”, reperi tetovar S4MM ka folur për raportet që i ka me femrat, ka treguar nëse ka flirtuar me ndonjërën nga femrat e estradës sonë. Si dhe nuk ka hezituar të flasë hapur për këngëtaren shqiptare që e ka fiksim.
“Kam pas fiksim Ronela Hajatin dhe e kam parë në Instagram, akoma hy e shikoj, por nuk e kam parë asnjëherë live, më pëlqen si femër”
E pas kësaj deklarate reperi nga Tetova S4MM, postoi një fotografi topless të Ronela Hajatiti në profilin e tij në Instagram.
‘Ufffff’, ka qenë përshkrimi i S4MM në fotografinë e këngëtares nga Shqipëria, të shoqëruar me disa emoji në formë zemrash e lulesh.
Nën këtë postim, është parë edhe një koment i Noizyt i cili i thotë "Varrosi do të shkatërrojë”, por edhe shumë të tjerë të cilat mbase nuk do t’i pëlqejnë Young Zerkës dhe vetë Ronelës e cila ndodhet për “7 palë qejfe” me pushime në SHBA.