Kylie Jenner është treguar shumë e kujdesshme me shfaqjen e vogëlushes Stormi tashmë 1 muajshe për publikun.
Kjo e thënë pasi edhe në fotot që ka publikuar në Instagram është shfaqur duke e mbajtur në krah vogëlushen ose thjesht duke i kapur dorën dhe këto mbi të gjitha duke u kujdesur që të mos e tregojë fytyrën e Storm për publikun.
Ndërsa kureshtja e publikut kishte kapur majat, Stormin na e prezantoi babai i saj pikërisht Travis Scott me një foto në Instagramin e tij.
Po mami Kylie si ka reaguar do thoni ju ?
Pikërisht disa orë pas postimit të Travis, Kylie postoi një video në Instastory ku shfaqej Stormi dhe me një përshkrim të ëmbël ku thuhej: “Vajza ime e bukur”.