INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi triumfoi në Sanremo, Ermal Meta i ka dy fjalë për babain e dhunshëm...

Pasi triumfoi në Sanremo, Ermal Meta i ka dy fjalë për babain e dhunshëm...

Publikuar më: 19:49 11-02-2018

“Non mi avete fatto niente”, një këngë me një mesazh të fortë dhe filozofik që përshkruan një seri vuajtjesh të shkaktuara nga terrorizmi të shprehura me anë të zërave fantastik të Ermal Metës dhe Fabrizio Moros.

Por jo vetëm për vuajtjet e terrorizmit, kënga fituese e “Sanremos” flet edhe për fëmijërinë e vuajtur të Ermalit, dhe këtë fakt e ka zbuluar vetë ai gjatë “Postefestivalit” me Edoardo Leo dhe Carolina Di Domenico.

Këngëtari shqiptar ka rrëfyer se gjatë kohës kur e ka shkruar tekstin së bashku me Fabrizion dhe Andrea Febon, i është kujtuar babai i tij i dhunshëm, por sido që të jetë Ermali gjithashtu është shprehur se ashtu si dhe titulli i këngës as ky fakt nuk e ka penguar të jetë maratonomaku i rrugëve të suksesit.

Një gazetar i Rai Uno e ka pyetur Metën: “Kjo këngë, a ju kujton aspekte të jetës tuaj personale?.

Përgjitha e Ermalit ishte plot emocione dhe shumë e qartë duke saktësuar:” Kur e këndova për herë të parë më solli në mendje fëmijërinë time. Doja të këndoja, bastard ti nuk më ke bërë asgjë”, është shprehur Ermal Meta djaloshi fierak që krenoi figurën e Shqipërisë në një kompeticion si “Sanremo”.

Article Logic
Execution time: 0.0050067901611328