E kujt është vajza Kylie?!
Ndarja e Tygas dhe Kylie Jenner ishte një ndarje miqësore, me mirëkuptim nga të dyja palët, por siç duket marrëdhënia e tyre ka agravuar disi. E gjitha kjo pas lindjes së Kylie, pasi reperi i njohur Tyga pretendon se Stormi është vajza e tij dhe jo e Travis Scott.
Të paktën kështu bëjnë me dije mediat e njohura ndërkombëtare, të cilat kanë raportuar më parë se Tyga ka kërkuar një fotografi të Stormi si dhe ka kërkuar ndihëm e Kriss Jenner për t’i bërë vogëlushes testin e ADN-së, mirëpo deri tani s’ka patur rezultate.
Ndërkohë që Tyga ka këtë pretendim, nga ana tjetër, Kylie dhe Travis kanë postuar foton e parë në Snapchat dy javë pas lindjes, për t’i treguar botës dhe ish-it të Kyliet se janë shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit dhe po e kryejnë më së miri detyrën prindërore.
Ata janë shfaqur me dy maska mjekësore ndërsa në foto Travis ka shkruar: “bdjxjkdn”.