INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi u bë publik lajmi se do të bëhen prindër, befasojnë me deklaratat e tyre Meghan dhe Princ Harry! Zbulojeni këtu...[FOTO]

Pasi u bë publik lajmi se do të bëhen prindër, befasojnë me deklaratat e tyre Meghan dhe Princ Harry! Zbulojeni këtu...[FOTO]

Publikuar më: 09:09 17-10-2018

Të gjithë me siguri jeni emocionuar ditën e djeshme, pas publikimit zyrtar nga Kensington Palace, me një postim në Twitter ku thuhej se princ Harry dhe Meghan Markle do të bëhen së shpejti prindër.

Sipas raportimeve të fundit të medieve ndërkombëtare, dyshja Mbretërore, momentalisht ndodhen në Australi për një turne mbretëror dhe aty folën për herë të parë për bebin që pritet të vijë në jetë pranverën e ardhshme.

“Jemi shumë të lumtur që jemi këtu dhe që po na shërbeni birrë dhe çaj në një pasdite tipike australiane,” tha Harry në një event.

“Gjithashtu, s’mund të gjenim vend më të mirë për të lajmëruar, uh, fëmijën e ardhshëm,” vazhdoi ai, “qoftë vajzë ose djalë, kështu që shumë faleminderit.”

Ndërkohë, mësohet se Dukesha tha “jemi gati! Jemi shumë të emocionuar që do të bëhemi pjesë e grupit të prindërve.”

Meghan është 12 javëshe dhe pritet të lindë në pranverë të 2019-s. Fëmija i saj do të jetë i shtati në linjë për fronin.

11.PNG

 

 

22.PNG

 

 

xfgh.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0035190582275391